Deri në mes të javës së ardhshme mot të keq lokal me shi, bubullima dhe erë

Advertisment

Sinoptikanët paralajmërojnë mot me vranësira të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla deri në fund të ditës.

Mot i ngjashëm pritet edhe nesër – me diell dhe shumë i nxehtë paradite dhe paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër në orët e pasdites. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 30 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë – 9.

Reklame

Në Shkup për nesër paralajmërohet mot i ngjashëm me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet deri 19 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

Deri në mes të javës së ardhshme do të ketë paraqitje të shpeshtë të shiut të rrëmbyeshëm, bubullimave dhe erës së përforcuar, me mot të keq lokal dhe paraqitje të izoluar të breshrit.