Deri në vitin 2023 qyteti i parë me 5g në Maqedoni

Advertisment

Automjete autonome, smart qytete, operacione dhe diagnostikim i pacientëve nga distanca, makina që udhëheqin makina tjera, janë vetëm një pjesë e përfitimeve që do t’i kemi me rrjetin 5G.

“Deri në fund të vitit 2020 po përgatitemi për Studim fizibilitetit për ndërtimin e rrjetit nacional optik, kemi realizuar kontakte edhe për këtë pjesë të programit, ndërsa deri në vitin 2023 në program kemi mbulim të plotë të më së paku një qyteti me sinjal 5G, deri në fund të mandatit do të sigurojmë 70% mbulim nga korridoret kryesor dhe rrjet rrugor në vend me rrjet 5G”, tha Jeton Shaqiri – MSHIA.

Reklame

Për këtë është paraparë kontroll dhe rregullativë e cila garanton siguri për qytetarët, pohon ministri Jeton Shaqiri në emisionin 21 Tech.

I pyetëm edhe qytetarët se çfarë qëndrimi kanë për instalimin e rrjetit 5G.

Për momentin nuk mendoj asgjë për shkak se kam pak njohur për rrjetin 5G.
-A keni dilema se për çfarë saktë bëhet fjalë?
Kur do të kem informacione sigurisht nuk do të kem më dilema.
-A keni dëgjuar diçka për përfitimet e këtij rrjeti?
Është e pritshme të ketë përfitime.

Me hyrjen në NATO filluan të shpërndahen shumë dezinformata në lidhje me këtë temë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë e shkel të drejtën e qytetarëve që të sjellin vendim në bazë të fakteve dhe argumenteve të sakta, thonë nga rrjeti për ndjekjen dhe zbulimin e narrativeve negative.

“Ky tregim u intensifikua më 25, 26 dhe 27 mars. Kjo nuk më befason për shkak se RMV më 27 mars u bë anëtare zyrtare e NATO, ndërsa gjithashtu ato ditë prisnim që të vendoset për datën e fillimit të negociatave me BE”, tha Rosana Alleksoska – F2N2.

Ajo thotë se në periudhën e ardhshme duhet të pritet që të ngritën edhe tema tjera dhe çështje që do të jenë në korrelacion me virusin korona. Sipas saj, në kohë pandemie dhe krize globale, dezinformatat duhet të shqyrtohen edhe nga aspekti i rreziqeve të tyre.

Në disa ueb faqe përveç lajmeve të rreme për virusin korona janë publikuar edhe informacione për teknologjinë 5G. Nga Facebook shpjegojnë se vazhdimisht janë ri-publikuar përmbajtje edhe nga sajte – motra në përpjekje që në mënyrë artificiale ta rrisin impresiumin. Pjesa më e madhe e atyre ueb faqeve tashmë janë shfuqizuar/mbyllur.