“Deri Tash” e fut fuqishëm Phatoonin në tregun muzikor (VIDEO)

24

Një ndër vlogerat e parë shqiptar në RMV, Faton Islami apo “Phatooni” ka vendosur që të futet në industrinë e muzikës, zhanri të cilit i përket ai është “Hip-Hop/Rap”.

Edhe pse kohës fundit tregu i muzikës sonë çdo ditë e më shumë pasurohet me emra të rinj që vendosin të futen në tregun tonë të muzikës, fakti se Phatooni nuk është personazh i panjohur për publikun shqiptar, i ka ndihmuar atij që këtë rrugëtim ta ketë më të lehtë e kjo mund të dëshmohet me atë se vetëm pak orë pas publikimit të projektit të tij të parë të këtij lloji, e njëjta filloi të shpërndahet nga një numër i madh i fansave të tij e që arriti të kap mijëra klikime për shumë pak orë.

Phatooni me stilin e tij të veçantë, premton shumë në industrinë e muzikës, gjegjësisht në zhanrin “Hip-Hop/Rap”. Ai këtë rrugëtim e filloi mbarë me këngën e titulluar “Deri Tash”, tekstin e të cilës e ka shkruar vet ai, muzikën Dj Nago kurse për videoklipin është përkujdesur “Blackroom”.

Ndër të tjerat ai thotë: Mesazhi kryesor i këngës është që të tregohet shndërrimi i karakterit të Fatonit nga ai komik në atë serioz, përmes “vrasjes” së karakterit të vjetër dhe lindjes së karakterit të ri.