Derkoski: Ankesat e asnjërës parti nuk ishin të plota, kishte mungesë të dëshmive

Advertisment

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, thotë se i kanë refuzuar të gjitha ankesat në lidhje me procesin zgjedhor, pasi siç tha, asnjëra prej tyre nuk ishte e plotë dhe kishte mungesë të dëshmive.

“Nuk kishte pothuasje fare dëshmi për ankesat dhe këtu ishte priblemi”, tha Derkoski, në një intervistë për TV Tellma, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Megjithatë, ai tha se ata që i kanë dorëzuar ankesat kanë pasur arsyet e tyre.

“Të dorëzoni ankesë në të cilën shkruani tre fjali dhe në të cilën nuk sqaroni ndonjë situatë për shkelje të së drejtës së votës ose rezultateve, pa asnjë dëshmi konkrete dhe të prisni dikush t’i pranojë, kjo është e pamundur”, tha Derkoski.

Ai shtoi se KSHZ ka hedhur poshtë 1478 ankesa të partisë “E Majta”, pasi nuk kanë qenë të nënshkruara.

Derkoski tha se nuk është e rëndësishme vula, por është e nevojshme vetëm nënshkrimi i dorëzuesit të ankesës dhe për këtë arsye janë refuzuar disa nga ankesat./Telegrafi/