Derveni: Artan Grubi i solli BDlsë fitoren me 105 mijë vota

Advertisment

Zgjedhjet e 15 korikut, nxorën fitues Bashkimin Demokratik për Integrim me 15 mandate dhe me mbi 100.000 vota.
Kjo fitore e madhe e BDlsë pa diskutim i atribohet personit fjalëpak e punëtor, Sekretarit Organizativ z.Artan Grubi.

Në krye të detyrës si Sekretar Organizativ, Grubi organizoi zgjedhje në secilin këshill vendor, në të gjitha degët u zgjodhën pothuajse 95% të kryetarëve të rinjë dhe për fund organizoi Kongresin më të jashtëzakonshëm që e ka mbajtur ndonjëher BDl.

Reklame

Padiskutim ai është personi më i afërt që ka kryetari i BDlsë, ku ja besoi detyrën shef të kabinetit të tij.

Rrugëtimi i tij në politikë filloi si aktivist për të drejtat e shqiptarëve në Lëvizjen “Zgjohu”, si deputet në Kuvend gjithnjë ka qenë më i zëshëm dhe punëtor i palodhur për çështjet që i tangojnë qytetarët. Artan Grubi do të mbahet mend për vendosshmërinë e tij në organizimin e protestave në Kala të Shkupit për ta parandaluar projektin kisha në Kala.

Ai mbase ishte personi i parë që lajmëroi kryetarin Ahmeti, kryesinë por mbi të gjitha votuesit dhe simpatizantët se ai nuk do të jetë më kandidat për deputet, duke hapur rrugën që gjeneratat e reja dhe njerëzit e rinjë në BDI të marin vendin që ju takon.

Kësaj radhe duket se Lideri i BDI-së ka vendosur që aftësitë menaxheriale organizative të Artan Grubit ti vë në shërbim të gjith qytetarëve të vendit duke e nomunuar në një prej posteve më të rëndësishme të Qeverisë në mandatin 2020-2024.