Dëshironi të punoni ose studioni në Norvegji? Ja procedurat që duhet ndjekur

198

Për të interesuarit për konvertim te diplomës në Norvegji dhe për ata që duan të studiojnë atje falas në vazhdim “Qendra Skandinave” ju prezanton disa informacione shtesë rreth këtyre dy mundësive, përcjell portali “tetova1”.

KONVERTIMI I DIPLOMËS – MUNDËSI PUNËSIMI

Nëse ju keni përfunduar shkollim të lartë apo shkollë profesionale, mund të kërkoni njohje të diplomës në Norvegji.
Pas njohjes së shkollimit tuaj fitoni të drejtën për të kërkuar punë dhe leje qëndrimi në Norvegji si i kualifikuar.
Nëse merrni leje qëndrimi si punëtor i kualifikuar, pas tre vjetësh keni të drejtë të aplikoni për leje të përhershme qëndrimi. Kusht kryesor për një leje pune dhe qëndrimi gjithsesi është edhe mësimi i gjuhës norvegjeze.

Për kë vlen kjo mundësi?
Kjo mundësi është më e përshtatshme për ata të cilet kanë lidhje në Norvegji , në mënyrë që pasi të kenë marrë njohjen e diplomës dhe të kenë mësuar gjuhën mund të qëndrojnë tek dikush në Norvegji për të kërkuar punë.
Poashtu kjo është mundësi e mirë edhe për ata që kanë mundësi udhëtimi dhe qëndrimi në Norvegji, ku pasi të kenë marrë njohjen e diplomës dhe mësuar gjuhën, do të mund t’i kushtonin kohë kërkimit të punës.

Qendra Skandinave ne Prishtinë e Tiranë do t’u informojë për datat e panaireve të punës që mbahen në Norvegji te gjithë ata që do të ndjekin procedurat e konvertimit te diplomës dhe kurset në qendrën tonë.
Kurset tona përveç mësimit të gjuhës do të ofrojnë edhe avancimin e aftësive për kërkimin e punës në Norvegji, duke u njoftuar me procedurat, me platformat norvegjeze të kërkimit të punës si dhe me përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Ju mund të informoheni në mënyre direkte rreth këtyre mundësive përmes këtyre ëeb-faqeve institucionale norvegjeze:
www.nokut.no NOKUT (the Norwegian Agency for Quality Assurance in Education)
www.udi.no UDI (The Norwegian Directorate og Immigration)
www.nav.vo NAV (Labor and welfare management)
https://www.nokut.no/…/surveys-and-data…/list-of-industries/
Këto ëeb- faqe kanë edhe versionin anglisht dhe ne ju rekomandojmë fuqishëm që të hulumtoni dhe të informoheni në këto faqë.

NË NORVEGJI MUND TË STUDIONI FALAS

Për më shumë informohuni këtu: studyinnorway.no
Qendra Skandinave ofron kurse të gjuhës norvegjeze dhe ndihmë në aplikim në universitetet përkatëse.
Të gjithë të interesuarit për pjesmarrje në këto takime duhet ta konfirmojnë këtë së paku një ditë përpara duke na shkruar në inbox ose ne ëhatsapp 355 69 683 5167.