Dëshmitarja nga Gjermania tregon se çfar kanë bërë Alimi e Guri me procesverbalet

Advertisment

Përmes një video lidhje nga një gjykatë në Gjermani, dëshmitarja Resmije Bislimova ka dëshmuar për rastin Titanik 3,

për parregullsitë zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në Çair.

Reklame

Ajo ka thënë se të ak uzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri kanë hyrë në zyrat e komunës së Çairit ku janë dërguar procesverbalet.

Disa herë kanë hyrë brenda dhe më kanë pyetur se a mund të bëhen mashtrime. Më tej dëshmitarja ka thënë se Alimi ka marrë një pjesë të procesverbaleve i ka fshehur nën pallto.

Ajo më të tej ka sqaruar se nuk ka mundur të reagoj pasi ka qenë e frikësuar. Pas një kohe Alimi dhe Guri i kanë kthyer procesverbalet.