Dështoi ideja për aeroport kargo në Shtip! Riorientohen mjetet, mbi 35 milion euro për 75 komuna

Advertisment

Ideja për ndërtimin e aeroportit kargo përfundimisht shkon në histori. Pasi që Qeveria e miratoi aneksin e marrëveshjes me TAV, mjetet prej 49 milion e 743 mijë euro që u parapanë për aeroportin kargo do të riorientohen për projekte infrastrukturore në gjithë vendin. 75 komuna do të ndajnë 35 milion euro për ndërtimin e ujësjellësit, kanalizimit, renovim të shkollave etj, percjell TV21.

“Me 35 milion euro nga këto para, fillon realizimi i 99 projekteve infrastrukturore në 75 qytete. Këto para janë për realizimin e projekteve infrastrukturore që do ta përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve”, tha Arsovski.

Reklame

Nuk ka arsyetim ekonomik që të ndërtohet aeroporti kargo në Shtip andaj i njëjti shkon në histori. Kjo u theksua para pak kohe nga ana e Ministrisë së ekonomisë. Ministri i atëhershëm i këtij resori bisedonte pikërisht për këtë problem me njeriun e parë të TAV Maqedoni.

“Ne pajtohemi me këtë vendim të Qeverisë dhe për shkak se e duam Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është në interes tonë që në vend që ato mjete të investohen në ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip, i cili nuk do të kishte përfitim ekonomik, ata mjete të rialokohen për ndërtimin e objekteve prej të cilave do të kenë përfitime qytetarët”, tha Aller Ersoj – drejtor i TAV Maqedoni.

Mbi një milion euro, siç u theksua nga Qeveria, do të fitojnë disa komuna. Mes tyre u përmendën komunat: Shuto Orizare, Tetovë, Kërçovë, Çair, Strumicë, Strugë. Qytetit të Shkupit do t’i vendosen në dispozicion mbi 6 milion euro për dy projekte – Aksi në Momin Potok dhe ura në Karposh. /TV21