Dështon nisma për koalicionin trepalësh, Zejdi: Assesi me BESËN

Advertisment

Ballina Maqedoni
MaqedoniUncategorized
Dështon nisma për koalicionin trepalësh, Zejdi: Assesi me BESËN
07/01/20200

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi, beson në një marrëveshje pozitive me ASH, por e hedh poshtë mundësinë për koalicion me Besën.

Reklame

Jemi në bisedime të vazhdueshme me Aleancën në këtë rast, edhe në nivel të Komisioneve, edhe në nivel të kryetarëve të partive dhe besojmë që përmbyllja e këtyre bisedimeve shpresoj dhe besoj që do të jetë pozitive dhe do të ndodhë brenda disa ditëve- tha Skender Rexhepi, Alternativa.

Ai i pyeyur se a hidhet përfundimisht poshtë mundësia për një koalicion me Besën, Rexhepi theksoi: “Po. Gjithsesi. Nëse vjen deri te pika që ju e përmendni, në asnjë rast, Alternativa dhe asnjë organ partiak nuk do të pranonte të ulet në një tavolinë me njerëz të cilët kanë thyer çdo shpresë dhe ideal tek votuesit tonë të përbashkët.”/Alsat-M