Deskoska: Të shfuqizohet financimi i partive politike për këtë vit

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska njoftoi se do t’i propozojë qeverisë urdhëresë me fuqi ligji që do të shfuqizojë financimet vjetore të partive politike për këtë vit.

Ajo shpreson që të gjitha partitë politike që përdorin fondet e buxhetit në përputhje me Ligjin për financim të partive politike ta pranojnë këtë propozim.

Partitë politike, sipas Ligjit për financim të partive politike marrin 0.15% pre buxhetit shtetërorë. Në numra konkret kjo do të thotë 4.5 deri 5 milion euro varësisht pre buxhetit vjetor.

Shumica e këtyre fondeve, respektivisht 70% e tyre shfrytëzohen nga partitë që kanë fituar deputetë ose këshilltarë në zgjedhjet e fundit, konkretisht në përpjesëtim me numrin e deputetëve ose këshilltarëve të partive politike. Përqindja tjetër, 30% ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjitha partive politike që kanë fituar të paktën 1% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare ose lokale.

Për më tepër, buxheti i shtetit siguron edhe nga rreth 280.000 euro të tjera në vit për financimin e qendrave hulumtuese-analitike, që funksionojnë si pjesë e brendshme e organizatës politike.