Detaje nga grabitja e ar.matosur në filialin e “Tutunska Banka” në Butel

51

Një filial i “Tutunska Banka” në Butel, ka rënë pre e një grabitje të ar.matosur paraditen e sotme.

Sipas burimeve të Alsatit nga vendi i ngjarjes, janë grabitur rreth 100 mijë euro dhe kanë qenë të paktën tre persona të përfshirë në këtë grabitje, të ar.matosur me kalla.shnikov. Nuk raportohet për vik.tima apo të lënduar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe po kqyrin vendin e ngjarjes. Ndërkohë ka mbërritur edhe një grup hetimor për ekspertizë.

“Më 15.04.2019 në ora 10:36 minuta është denoncuar vje.dhje nga ana e disa personave të ar.matosur në “Tutunska Banka”, në rrugën Ferid Bajram.

 

Nga ana e grabitësve është sul.muar fizikisht personi me iniciale E.E. 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka.

Menjëherë pas denoncimit , janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.