Detaje tjera për kosovarin 22 vjeçar që u dènua me bù rg përjetë në Gjermani

Një i ri nga Kosova është dènuar me bùrg të përjetshëm pasi i mori jetën një gruaje teksa bënte gara në rrugët e Gjermanisë.

Gjykata e Landit në Kleve e konsideroj si vrásje humbjen e jetës së 43 vjeçares Sema S pasi makina e saj u përplas nga “Mercedezi” që drejtohej me shpejtësi tepër të lartë nga Kushtrim H 22 vjeç. Kështu i riu nga Kosova mori dènimin maksimal duke e mbyllur prapa hekurave për të gjithë jetën e tij.

Reklame

Ndërkohë personi tjetër që po garonte me 22 vjeçarin, edhe ai vetëm 22 vjeç i quajtur Ismail S, me shtetësi Gjermane mori një dènim prej 3 vite e 9 muaj heqje lirie.

Gara që shkoi keq mes kosovarit dhe gjermanit, u zhvillua në prillin e kaluar (2019) në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisbùrgut. Njëri nga garuesit drejtonte një makinë tip ‘Range Rover Sport’ me 550 kuaj fuqi ndërsa shqiptari nga Kosova një “Mercdez AMG E63 S me 612 kuaj fuqi.

Pas humbjes së kontrollit nga shpejtësia e lartë, makina e Kushtrim H ka përplasur makinën e 43 vjeçares gjermane duke e lënë të vd ekur.

Në sallën e gjyqit të dy të ak uzuarit e kanë pranuar se po bënin gara por kjo nuk ka ndikuar në uljen e dènimit të tyre.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në ak sident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vr arë. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.