Dezinfektim parandalues dhe pastrim i përgjithshëm nëpër shkollat e Tetovës

Advertisment

Aktivitete intensive dhe masa parandaluese po ndërmerren nëpër shkollat e kopshtet e Tetovës me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga gripi sezonal dhe koronavirusi, informojnë nga Sektori për Veprimtari Publike. Po përdoren preparate adekuate për dezinfektim të objekteve shkollore.

“Gjatë fundjavës po bëjmë pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektim të tyre. Përveç këtyre masave në bashkëpunim me organizatat shëndetësore gjatë javës së punës dhe me ligjërata përkatëse për nxënësit. Qëllimi është që të informohen nxënësit se si të mbrohen dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese në drejtim të pengimit të sëmundjeve virusale, ndërsa posaçërisht me koronavirusin”, theksoi Ahmed Qazimi, udhëheqës i sektorit.

Reklame

Në kuadër të Komunës së Tetovës funksionojnë gjashtë shkolla të mesme dhe 12 fillore.