Dhjetë viiktima dhe 137 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni

Advertisment

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në vendin tonë.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Shkup-64 raste, Shtip-19 raste si dhe në Strugë 14 raste. Qytetet tjera kanë më pak se 10 të infektuar.

Reklame

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 9547 raste me Covid-19, prej të cilëve 5071 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 442 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 4034 raste aktive me Covid-19.