Dhurata Dora publikon këngën e re ‘Ferrari’ (VIDEO)

Advertisment

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Ferrari” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike-verore.

Reklame

Kënga është kompozuar nga Djr Beatz, Tonic, Bannzz dhe Avaxus, gjersa tekstin e kanë shkruar: Dhurata Dora, Tonic dhe Denk.

Ferrari” vjen edhe me një klip atraktiv, në të cilin këngëtarja shfaqet mjaft tërheqëse duke interpretuar në një veturë të tipit “Ferrari”.

Ana vizuale i është besuar Fati Media Group Filmproduktion.

Dhurata Dora përndryshe vazhdon të jetë shumë aktive në tregun muzikor me prurje të reja, të cilat priten gjithmonë mirë nga fansat. /Telegrafi/