Diamantet e Rolexa të vjedhur, çfarë u gjet në shtëpinë e tre shqiptarëve në Itali

Advertisment

Policia italiane e Piza ka arr estuar ditën e djeshme 3 shqiptarë, përkatësisht dy djem dhe një vajzë rreth të tridhjetave, pasi kishin kryer vj edhje të banesave gjatë ditëve të festave të fundvitit.

Pas një kontrolli rutinë ushtruar ndaj 3 shqiptarëve, policia italiane i gjeti ata pa dokumentacion të rregullt, dhe kjo bëri që dyshimet të shtoheshin, dhe kontrolli të vijonte edhe në banesën e tyre.

Reklame

Pas kontrollit në banesën e shqiptarëve, policia italiane e Pizës zbuloi se apartamenti ishte një depo e vërtetë e bizhuterive dhe sendeve me vlerë të vjedhura raporton abcnews.

3 shqiptarëve iu gjetën ora të markave të shtrenjta si Rolex, Cartier, Sector, Casio si dhe sende shume të çmuara, vathë, unaza, gjerdanë, byzylylë ari dhe gurë të çmuar përfshirë diamante, smerald dhe rubin të cilat kishin një vlerë të konsiderueshme të hollash.
Mes objekte të çmuara kishte dhe sende të tjera të firmave të shtrenjta si Gucci, Prada, Fendi si dhe një sasi parash cash.

Falë bashkëpunimit të qytetarëve, u bë e mundur të konstatohej se një pjesë e këtyre objekteve vinin nga një seri vj edhjesh të kryera midis provincave të Pizës dhe Luccës në periudhën nga 31 dhjetori deri në 3 janar.

Në fakt, sendet ishin vjedhur ndërsa banorët mungonin gjatë pushimeve të dimrit. 3 shqiptarët pla çkitnin shtëpitë duke marrë prej tyre gjithë sendet me vlerë që gjenin.
Falë përpjekjeve të hetuesve, u bë e mundur rikonstruksioni i 6 episodeve kr iminale, tre prej të cilave u kryen në 3 apartamente në qendër të qytetit në zonën Porta a Mare, një brenda një vile në Pontasserchio, një tjetër brenda një vile tjetër në San Giuliano dhe një i fundit, shumë i madh, brenda një shtëpie në Capannori, në Lucca.

Nga hetimet dhe kërkimet rezultoi se e reja shqiptare kishte qenë e arr estuar edhe më parë për posedim të lëndëve na rkotike të llojit ko kainë, rreth 1 kilogram.

Autoritetet italiane nuk kanë njoftuar asgjë rreth identitetit të 3 shqiptarëve ndërkohë që vijon kërkimet për dokumentimin dhe zbardhje e plotë të kësaj ngjarje.
Ndaj 3 shqiptarëve u mor masa e sigurisë e arr estit në bu rg. Ndaj tyre rëndon ak uza e vj edhjes dhe pl açkitjes së banesave.