Diaspora dhuron mbi 300 mijë euro për Kosovën në përballimin e Pandemisë

Ministri në detyrë i Financave , Besnik Bislimi me anë të shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se deri tani në llogari të Qeverisë janë derdhur nga diaspora 321.663 euro.

“Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ” njofton Bislimi

Ai ka falnderuar përzemërisht të gjithë mërgatën për ndihmat e dërguara.

Kjo ndihmë e mërgatës vjen pas thirrjes së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të ndihmuar në përballimin e situatës me Koronavirusin në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Dua të Ju informoj që deri më sot, në Llogarinë e Qeverisë së Kosovës dedikuar përballjes me pandeminë COVID 19, janë derdhur 321.663 euro. Nga kjo shumë, mbi 180.000 janë nga mërgata jonë në Zvicër, 70.000 nga Gjermania, për të vazhduar me Suedinë, Norvegjinë, Austrinë, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mërgatë e dashur, 321.663 herë faleminderit nga ana ime, e Qeverisë, dhe gjithë Kosovës.