Dibër, 3 paraqitje të reja për infektim të mundshëm nga virusi korona

ALSAT mëson se të paktën tre personave iu janë marrë kampionet për testim gjatë natës, rezultatet e të cilëve pritet të dalin zyrtarisht sot.

Ndërkaq, sipas të dhënave që siguroi ALSAT, deri në këto momente, 349 qytetarë janë në karantinë, me vendim të Inspektoratit Shëndetësor, ndërkohë që rreth 3 790 qytetarë janë në karantinë me vetëdeklarim.

Shifrat e fundit të një nate më parë nga ministria e Shëndetësisë flasin për 48 persona të prekur nga virusi korona, pas 6 rasteve të reja të konfirmuara gjatë ditës së djeshme, mes tyre edhe një vajzë 4 vjecare.

Të infektuar me Covid-19 tashmë nuk ka vetëm një vatër, por ai është konfirmuar edhe në Gjevgjeli, Prilep, Shkup, Dibër e Gostivar.