Dibra mund të izolohet tërësisht për shkak të koronavirusit

Qeveria ka vendosur të ndërmerr masa shtesë për shkak të situatës me Koronavirusin në Dibër dhe në Qendrën Zhupa, kurse si masë është duke u shqyrtuar edhe vendosja në izolim të përgjithshëm të këtyre dy komunave.

“Lidhur me situatën e krijuar dhe transmisimin lokal me përhapjen e sëmundjes COVID-19 në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, angazhohet Ministria e shëndetësisë, në bashkëpunim me qendrën për shëndet publik,

të marë masa shtesë për mbrojtje nga përhapja e këtij virusi, respektivisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidimiolog nga Ohri dhe një infektolog ose mjek (ose infektolog që është i punësuar te banjat Capa të vendoset në shërbim për qendrat e shëndetit publik).

Për këto masa të dorëzohet raport deri në fund të ditës së sotme, me qëllim që Ministria e shëndetësisë të publikojë kumtesë parandaluese në territorin e komunës Dibër dhe Qendra Zhupë, për mundësinë e vendosjes së karantinit”, thuhet në konkluzën e Qeverisë.