Diell apo shira? Moti sjell surpriza këtë javë

Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon se java që vjen do të jetë nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave apo reshjeve lokale në ditën e hënë e të martë.

“Pas disa ditëve me shi (të cilat vijojnë lokalisht edhe të Hënnë dhe të Martën) përgatituni për disa ditë me diell, ditë të ngrohta në mesditë dhe ditë festive sic është Dita e Verës.

Reklame

Por më konkretisht le ti shohim ditët një nga një. Dita e Hënë do të ketë mot me alternime kthjellime dhe vranësirash me këto të fundit të cilat në momentin e zhvillimit do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale. Në orët e pasdites në relievet malore të qendrës dhe jugut deri në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Martë priten akoma më shumë orë me diell edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat mesatare dhe hera herës deri të dendura. Do të ketë edhe reshje shiu të herëpashrshme por lokale dhe në formë pikash”, bën me dije SH.M.U.

Ndërsa pa ditës së mërkurë moti do të jetë vetëm me kthjellime dhe vlerat e mesditës do të na bëjnë të ndihemi si në ditë vere.

“Më tej nga dita e Mërkurë deri të Premten (si dhe të Shtunë deri në orët e drekës) pritet që moti të jetë i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare. Për tu theksuar vetëm janë temperaturat (sidomos të ditës së Enjte dhe asasj të Premte) ku vlerat e mesditës do të na rikthejnë ndjesinë e ditëve të verës!!!”