Digjen furgonat e furnizimit me ushqime në kohën e virusit, plas zemërimi në rrjet!

63

Menaxheri i rrjetit të njohur të supermarketeve “Iceland” në Britaninë e madhe postoi i tronditur pamjet e njërit prej furgonëve të përdorur për furnizim, të cilit I ishte vënë flaka në Bristol.

Lajmi vjen pasi kryeministri Boris Johnson i nxiti njerëzit t`i porosisin online ushqimet dhe artikujt e tjerë të nevojshëm, në mesin e masave drastike që ka marrë qeveria britanike për frenimin e koronavirusit.

Walker e quajti sulmin vepër të personave “ të sëmurë”, duke shtuar se ngjarje të tilla godasin njerëzit të cilët mbështeten tek ushqimet në këtë kohë izolimi masiv. “2 furgonët tanë në Southmead u dogjën mbrëmë gjatë trazirave në qytet. Pikërisht tani, kur dërgimi i ushqimeve në shtëpi për personat që kanë nevojë e janë më të cënueshëm në këtë situatë është praktikisht jetik për ta, ndodh diçka e tille, kjo ngjarje është vërtet shokuese”, shkroi ai.

Përdorues të Twitterit reaguan të zemëruar duke thënë se “ Kjo ishte vërtet e turpshme”. “Një gjest i neveritshëm”, thoshte një komentues tjetër. “Çfarë dreqin nuk shkon me këta njerëz”! Britania u zgjua të martën praktikisht e bllokuar pasi Johnson i urdhëroi njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, dyqanet të mbyllen dhe t’i jepet fund të gjitha tubimeve sociale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.