Digjen tre vetura në lagjen Çair

Mbrëmë rreth orës 3 e 30 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në garazh nëntokësor në rrugën “Brigada e shtatë shqiptare” janë përfshirë tre vetura në zjarr.

Automjetet janë Audi me tabela të Shkupit pronar ndërsa pronari është N.B, Opel astra me tabela të Shkupi në pronësi të S.K dhe Pasat poashtu me tabela të Shkupit.
Gjithashtu është dëmtuar edhe një BMW.

Reklame

Zjarri është shuar nga Brigada territoriale kundër zjarrit Shkup, ndërsa nga ekipi i ndihmës së shpejtë është dhënë ndihma mjekësore 15 personave që kanë thithur tym janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy fëmijë, për shkak të thithjes së tymit, janë dërguar në Klinikën për toksikologji.