Digjet një kamion në autostradën Tetovë Gostivar

Advertisment

Pa të lënduar kaloi zjarri i cili shpërtheu në një kamion në lëvizje gjatë mëngjesit të sotëm në autostradën nga Tetova drejt Gostivarit.

Shoferi dhe bashkudhëtari në kohë kanë dalë nga automjeti..

Reklame

Rreth orës 7 të mëngjesit në autostradën Gostivar Tetovë, në afërsi të udhëkryqit për në Zherovjan, ka shpërthyer zjarr në automjetin transportues ‘volvo’ me targa të Ohrit i cili ishte në lëvizje i drejtuar nga 43 vjeçari TN nga Leskoeci i Ohrit.

Në kamion ishte edhe një person nga Kërçova. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të zjarrfikësve nga Tetova dhe Gostivari, zjarri tërësisht është lokalizuar, thuhet në njoftim.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë. Prej atje apelojnë që shoferët të kryejnë kontroll nëse automjeti ka qenë i rregullt teknikisht. (koha.mk)