Digjet një veturë në autostradën Shkup – Veles (VIDEO)

Një makin e tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, po digjet në autostradën Shkup-Veles, raporton gazetari i TV21 nga terreni.

Tani për tani nuk raportohet nëse ka të lënduar.

Shkaqet janë ende të panjohura, ndërkaq deri sa ishte në terren ekipi i TV21 në vend ngjarje nuk ka pasur as polici dhe as zjarrfikës.