D igjet vetura e pronarit shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit, familjarët dyshojnë për prapavijë etnike! (VIDEO)

33
#

Mbrëmë rreth ora 2 pas mesnate është djegur një veturë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, kurse është dë.mtuar lehtë edhe një veturë tjetër që ka qenë në afërsi, raporton gazeta LAJM.

Raste të tilla ndodhin shpesh në Shkup, mirëpo dy.shimet për prapavijën e rastit të mbrëmshëm janë brengosëse. Vetura e djegur është pronë e një familje shqiptare, të cilët dyshojnë se d.jegia e veturës është rezultat i urr*ejtjes ndëretnike. Për këtë shkak ata edhe frikohen të flasin para kamerës së Televizionit Lajm, sepse lagja në të cilën jetojnë është 90 për qind e banuar me maqedonas. Dy.shimet e para të tyre janë se zja.rri që ka shkaktuar dëm prej 8.000 eurove, është i ku.rdisur dhe ka prapavijë ndëretnike.