Dihet saktë se çka do të bëhet me çdo udhëtar të dyshimtë të koronavirusit

Advertisment

Dihet saktë se çka do të bëhet me çdo udhëtar të dyshimtë i cili do të arrijë në Aeroportin ndërkombëtar – Shkup. Nëse ka pacientë të cilët kanë simptome të caktuara të koronavirusit, ekziston algoritëm i vendosur qartë se si veprohet me izolimin, me monitorimin etj. Udhëtarët të cilët vijnë nga Kina dhe nuk kanë simptome, udhëzohen në monitorim shtëpiak në periudhë prej dy javëve, sa zgjatë inkubacioni, dhe do të marrin telefona nga Qendra për shëndet publik dhe Shtëpia e Shëndetit në Shkup, Instituti për shëndet publike në të cilët do të mund të lajmërohen për t’i kontaktuar mjekët, me qëllim që të mos kërkojnë ndihmë shëndetësore në institucione, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mundshme e infektimit, transmeton gazeta KOHA.

Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, venko Filipçe, para kamerës termale të vendosur në aeroport, nëpër të cilën kaluan udhëtarë nga aeroplani që ateroi nga Dubai. Ai së bashku me drejtorin e Qendrës për shëndet publik në Shkup, Arben Ziberi erdhën sot në aeroport për ta vizituar ekipin mjekësor i cili tashmë ditën e katërt po bën skrining të udhëtarëve të cilët vijnë nga destinacionet Dubai dhe Stamboll. Në mesin e udhëtarëve të cilët arritën sot nga Dubai nuk ishte identifikuar asnjë rast i rrezikshëm.

Reklame

Filipçe theksoi se po bëhet skrining me kamerë termale për detektim të mundshëm të udhëtarëve potencial të cilët ishin në kontakt me njerëz të infektuar nga virusi apo vijnë nga rajonin më i gjerë i qytetit kinez Vuhan, i cili është i mbyllur, si dhe aeroportet në të.

“U siguruam nga disa anë. Praktikisht kemi komunikim të përditshëm me Drejtorinë për aviacion civil e cila ka link të drejtpërdrejtë me aerokompanitë dhe na tregojnë që përpara nëse në këto fluturime të cilat vijnë nga këto dy destinacione mund të presim udhëtarë të cilët janë nga Kina. Udhëtarë të tillë tani për tani në vendin tonë nuk kanë ardhur, as ndërkaq ka me këtë fluturim që tani arrin nga Dubai, megjithatë për çdo rast do të zbatohet skriningu”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve ai theksoi se tashmë kontaktuan me njerëzit të cilët e mirëmbajnë kamerën termale, të jenë të gatshëm të marrin edhe më shumë kamera termale dhe më shumë materiale për mbrojtje në kuptim të skafanderë mbrojtës dhe gjithçka duhet për të qenë të përgatitur paraprakisht.

Lidhur me atë se çka do të ndërmarrë shteti duke pasur parasysh rezultatet nga hulumtimi i fundit i Indeksit global të sigurisë shëndetësore, të cilat tregojnë se vendi është ranguar në vendin e 90-të për përballje të mirë me epidemi dhe se në rajon jemi në vend të fundit, Filipçe potencoi se “u përballëm me epidemi të fruthit para një viti dhe për dallim nga të gjitha vendet e tjera në rajon të cilat në ato rang lista ndodhen në pozita më të larta se ne, për kohë shumë më të shkurtë se ato e ndaluam epideminë, që është dëshmi se sistemi ynë shëndetësor në kushte të cilat e organizuam, koordinuam, siç bëjmë tani, tregoi se mund të funksionojmë mirë”.

Drejtori i Qendrës për shëndet publik – Shkup, Ziberi deklaroi se deri më tani nuk ka pasur asnjë indikacion se duhet të ndërmerret diçka më shumë.

“Ekipe të Qendrës për shëndet publik tashmë ditën e katërt janë këtu. Të gjithë udhëtarët janë pa simptome dhe shpresoj se edhe më tej nuk do të kemi diçka më serioze”, shtoi Ziberi.