Dikur me 400 banorë, fshati shqiptarë ku kanë mbetur vetëm 30 njerëz

Advertisment

Banorët e fshatit minoritar të Vërnikut në Korçë thonë se ndihen të braktisur nga shteti. Prej kohësh ata kanë bërë apel për investime por asgjë s’ka ndodhur.

Ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës por fshati Vërnik nuk ka njohur kurrë investime.

Reklame

Mungesa e kushteve ka detyruar banorët që ta brakstin atë. Nga 400 banorë sot aty kanë mbetur vetëm 30.

Banorët e këtij fshati, të cilët mbajnë dy nënshtetësi bullgare dhe shqiptare, shprehen të zhgënjyer nga politika e cila nuk ka mbajtuar asnjë premtim.

“Nuk ka rrugë”, thotë një banore.

Të moshuarit janë ata që dominojnë fshatin, pasi të rinjtë të gjendur pa punë e shpresë për të ardhmen janë larguar jashtë Shqipërisë.

Banori: Duhet urgjentisht rruga, kanalizimet dhe uji i pijshëm.Fshati është braktisur që në vitin 1992 nga shteti.Kanë mbetur beqarë shumica e djemve, kemi 10-15 djem beqar sepse nuk vjen nuse këtu.

Banori: Premtimet që kanë dhënë radhën e parë dhe do japin, ti konkretizojnë pastaj të vinë dhe të kërkojnë në fshat vota./korcajone