Dilema e përgjimit të Vuçiç: CIA apo FSB-ja ruse?!

Ka dy ditë që Serbia po luan në si një valangë lajmesh showbiz-i mbi deklaratën e presidentit Aleksandër Vuçic se ai ka vite që përgjohet rregullisht.

Kush e përgjon njeriun më të fuqishëm të Serbisë: CIA amerikane apo FSB ruse? Vetë Vuçiç, si gjithnjë bën viktimën duke ushqyer dy krahët e kundërt të mediave dhe qarqeve politike në vend.

Reklame

Në një intervistë për “Kurir”, Vuçiç gjithashtu tha se e dinte kush qëndron pas saj dhe se besonte se autoritetet kompetente do të hetonin të gjithë çështjen. Ekspertët e sigurisë thonë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë. Vuçiç gjithashtu deklaroi se ai ka prova për pretendimet e tij – bisedat e tij të regjistruara.

Sipas bashkëbiseduesve të “Kurir”, përgjimi i presidentit të një vendi është një krim i rëndë dhe një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues. Siç thonë ata, është një grusht shteti dhe nevojitet një hetim i plotë dhe epilog i gjithë historisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, deklaroi se shërbimet janë duke punuar në hetimin e asaj çështje.

Vuçiç nuk e tha atë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë. “Presidenti tha të vërtetën, dhe na mbetet ne ta konfirmojmë atë të vërtetë”, tha Vulin për TV Prva, duke shtuar se shërbimet kompetente e informuan presidentin për këtë, duke theksuar se ai nuk mund të fliste për detaje në lidhje me hetimin, por që i sigurt se nuk kishte qëllime të mira prapa përgjimeve./GazetaShqip