Dimitrov, Carovska, Spasovski dhe Llukarevksa bartës të listave nga LSDM ja

Advertisment

Në kongresin e sontëm të LSDM së pritet të finalizohen emrat e kandidatëve për deputet të kësaj partie dhe koalicionit.

Jozyrtarisht, mësohet se në njësinë e parë zgjedhore bartës të listës do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska. Me njësinë e dytë zgjedhore bartës të listës pritet të jenë Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska.

Reklame

Në njësinë e tretë zgjedhore bartës i listës pritet të jetë Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shehpanska ndërsa në njësinë e katërt bartës liste do të jetë kreu i LSDM së, Zoran Zaev. Radmilla Shekerinsa dhe Jovan Mitrevski pritet të udhëheqin me listën e njësisë zgjedhore me numër pesë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore bartës liste pritet të jetë Bilall Kasami nga partneri i koalicionit Lëvizja Besa.