Dimitrov: Nëse njëra palë bën lëshime dhe tjetra qëndron, kjo sjell humbje të plotë dhe fitore të plotë

Sa i përket taktikës, qëndrimi ynë i përbashkët ishte – asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet pako e tërë dhe prandaj asgjë nuk mund të zbatohet. Sot bëmë një lëshim, pa u përgjigjur Bullgaria me diçka që na duhet dhe që është e rëndësishme për ne, deklaroi sonte ish-zëvendëskryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i ftuar në “Top Tema” të televvizionit Telma në lidhje me faktin se Bullgaria nuk është më kundër përdorimit të emrit të shkurtuar Maqedonia e Veriut në organizatat ndërkombëtare.

Ajo që veçanërisht, siç tha ai, e shqetëson sot dhe ndihet i zhgënjyer, sepse gjatë gjithë periudhës së ndërtimit të negociatave me Bullgarinë kemi pasur qëndrim që, përsëriti ai, asgjë nuk është rënë dakord derisa të arrihet gjithçka dhe nuk mund të bëhen lëshime vetëm nga njëra palë.

Reklame

“Nëse dita dihet në mëngjes, nëse njëra palë bën lëshime, e tjetra qëndron e nuk lëviz, atëherë kjo, për fat të keq, mund të çojë vetëm në disfatë të plotë dhe fitore të plotë”, tha Dimitrov, duke shtuar se nga pesë pikët, një pikë ishte emri i shkurtër dhe i gjatë dhe ajo pikë nuk ekziston më.

Sipas tij, ne jo vetëm që kemi bërë një hap dhe lëshim, siç tha ai, por edhe e kemi zbatuar, nota në OKB është dhënë, në këmbim nuk kemi dhënë asgjë. Por ta kthesh atë sikur Bullgaria të kishte bërë një lëshim, theksoi ai, është joserioze dhe e turpshme.

Dimitrov konsideron se qëndrimi ynë i saktë do të jetë, siç theksoi ai, pavarësisht se ata kanë pozitë të privilegjuar si shtet anëtar i BE-së dhe ne duam brenda, ne duhet t’i përmbushim obligimet dhe të drejtat tona si palë në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vend anëtar i Këshillit të Evropës.