Dimitrovi thirje qytetarëve: Ju lutemi mos udhëtoni

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në një konferencë për shtyp pranë qeverisë u bëri thirrje qytetarëve që këto dit të mos udhëtojnë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Po ashtu iu bëri thirrje edhe qytetarëve që jetojnë dhe kanë leje qëndrimi në vende të ndryshme të Evropës dhe Botës të mos udhëtojnë gjatë kësaj periudhe sepse rreziku është shumë i lartë për t’u prekur nga virusi.