DioGuardi: Shqiptarët në Maqedoni mund të jenë 800 mijë, por “t.allen” me ta! (VIDEO)

140

Ish-kongresisti dhe lobisti i parë shqiptarë në SHBA, DioGuardi theksoi për INA se shqiptarët në Maqedoni mund të jenë mbi 800 mijë, por nuk u respektohet asgjë.

“Shqiptarët e Preshevës, disa thonë se janë 100 mijë, mbase janë më pak deri në 50 mijë, por nuk e dimë. Serbët nuk lejojnë të bëhet një cen.sus i ndershëm. Nuk e dimë ende edhe se sa shqiptarë janë në Maqedoni. Ata janë të paktën 800 mijë dhe unë mendoj mbase edhe mbi një milion. Por ata thonë jo, janë vetëm 25 për qind, që do të thotë se janë vetëm 500 mijë shqiptarë. E gjithë kjo është lojë politike, sepse nëse ata e pranojnë se janë shumë shqiptarë, atëherë duhet të bëjnë shumë më shumë për të drejtat e tyre, siç është pikëpamja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, theksoi për INA, ish-kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane .

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni po kanë probleme edhe me përdorimin e gjuhës së tyre dhe simboleve kombëtare, pasi që u janë minimizuar dhe përqindsuar këto të drejta. (INA)