Diplomati rus që u dëbua nga Shqipëria, i implikuar në ngjarje në Maqedoni (FOTO)

Advertisment

Aleksej Krivoshev u dëbua dje nga Shqipëria për shkak të thyerjes së masave anti-COVID. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. Një kohë ka qenë në Ambasadën e federatës së Rusisë në Shkup.

Është fakt interesant se veçmas diplomatët rusë nuk largohen nga rajoni.

Reklame

Një rast tjetër kur Shqipëria kishte dëbuar një zyrtar të Ambasadës Ruse nga Tirana e që paraprakisht kishte shërbyer në Shkup, ishte i akuzuari Vladislav Filipov, si pjesë e spiunazhit rus. Filipov ka qenë pjesë e shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse GRU. Për të njëjtin është diskutuar se ka qenë pjesë e përpjekjes së ndalimit të zgjedhjes së Zoran Zaevit, kryeministër të Maqedonisë në vitin 2017, në Shkup.

Në atë, kohë, edhe sipas mediave ndërkombëtare, Filipov kishte bashkëpunuar me oficerin e inteligjencës serbe BIA, Goran Zhivaleviq.

Gjatë kësaj kohe, edhe diplomati i sapodëbuar nga Tirana, kishte shërbyer në Shkup. Mirëpo, për të nuk ka të dhëna të sakta se çfarë ka qenë i angazhuar.

Dëbimi i tij ka ngjallur një reagim diplomatik të palës ruse, duke thënë se “publikimi i emrit të tij bie ndesh me praktikën ndërkombëtare diplomatike”.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme të Shqipërisë ka thënë në komunikatën për media se rusët që nga fillimi i masave anti-COVID, ia ka tërhequr vërejtjet Ambasadës Ruse në Tiranë për shkeljen e rregullave.

“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë. Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej”, tha Ministria e Jashtme Shqiptare.