Diplomoi gjenerata e 16-të në UEJL

Advertisment

Në Universitetin e Evropës Juglindore, diplomoi gjenerata e 16-të, duke e çuar në 13 200 numrin e studentëve të diplomuar, në 5 fakultete dhe 82 programe studimore. Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti në fjalimin e tij drejtuar absolventëve tha se të rinjtë janë kapitali më i fuqishëm me të cilin Universiteti kontribuon në shoqëri.

“Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm, profesional, intelektual, social, me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë.

Reklame

S’ka edhe një projekt tjetër më vete, për këto tre dekada nga tranzicioni shoqëror e politik e ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithsecilit individualisht, familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi. Ky kontribut, përpos sakrificave të prindërve tuaj, para se gjithash i dedikohet Bashkësisë Ndërkombëtare por edhe strukturave të kohës që morën pjesë në krijimin e këtij institucioni’- deklaroi ABDYLMENAF BEXHETI – REKTOR I UEJL-së.