Diplomova por punë nuk gjeta asnjëherë!

Advertisment

Këto ishin fjalët që i ndëgjova bisedën e fundit që kisha me një mik timin, që nuk e kisha takuar prej kur i përfunduam studimet në Univerzitetin e Tetovës.

Labinoti djalë i sjellshëm dhe shumë i mençur me nota 10 në studime, por kur diplomoi kishte shpresë të madhe se do të jetë Profesor në ndonjërën prej Shkollave në vendin tonë.

Reklame

Aplikonte çdoherë ku kishte konkurse për pranim të kuadrove të reja në ata shkolla, por çdoherë dilte i zgjënjyer sepse në ata vende punësoheshin të afërmit e drejtorit apo të lidhjeve tjera partiake që i kishin, edhe pse në lëndën e matematikës ligjëronte arsimtari i kimisë ose i fizikës, në atë të anglishtes jepte mësim nipi i profesorit Rahim, sepse kishte parë shumë filma Hollivudian dhe ai e njihte mirë anglishten sipas Dajës së tij.

Eh more Labinot, edhe sa do të kesh durim në këtë vend që është shëndruar gjithçka mbi baza të asaj se sa je besnik ndaj partisë e jo meritokracisë tënde që Nëna Linditë të rriti me mund të madhë e Babai ytë Agimi që çdo mëngjes dilte për të siguruar nevojat e shtëpisë dhe krenarinë e syve të tij, Labinoti im do të më bëhet Profesor.

U nis me autobusin e agjencionit x, prej stacionit me shumë shokë dhe profesorë të tjerë, lot dhe mërzi e madhe prej miqëve të tij që kishin pasur kujtime vetëm të zgjënjimit dhe asnjëherë të gëzimit, sepse Profesor Labinoti pa asnjë ditë me ditarin në duar po ikte drejt Berlinit të Gjermanisë.

Nëna Linditë dhe Babi Agimi qanin dhe thonin djalit të tyre; Bir, a për këtë ditë të rritëm dhe të edukuam që të shkosh në McDonalds të punosh dhe jo Profesor me ditarin në duar por një punëtor gastronomie në zinxhirin e robërimit industrial në Gjermaninë deri në pension.

Ehhh, si ndodhi që sot Labinotin t’a kem koleg në McDonalds të Shpandaus në Berlin të Gjermanisë.

Gjithë ditën vetëm Happy Meals Shërbejmë por Lumturinë e Nënës Linditë i’a vodhën e Babës Agimit, gjithë ato mëngjese me vite që sakrifikoi që Profesor Labinotin t’a shihte me ditar asnjëherë se realizoi por vetëm zgjënjimit të zgjeruar e përfitoi.

Na shkatrruat ardhmërinë, na sakatuat shpresën na e vodhët lumturinë, turp ju qoftë!