Distanca në plazh/ Modeli italian që do të aplikojë Shqipëria për sezonin turistik (VIDEO)

Advertisment

A do të ketë këtë verë sezon turistik? Këtë nuk e dimë ende. Gjithçka varet nga ajo që do të thonë ekspertet e shëndetësisë se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit.

Pra kemi një strategji të ri. Të gjitha shtetet janë duke bërë skenarë hipotetikë nëse do të kenë shfrytëzim të stacioneve të plazhit dhe sigurisht ajo që njohim e kemi të sigurtë këtë verë janë dy parimet distanca fizike dhe higjiena personale. Mund të kemi çadra distancë 10 metra nga deti, e 4 metra nga njëra tjetra.

Reklame

Ne një sezon normal veror para pandemisë së koronavirusit distanca nga çadra në çadër do të ishte 2.5 metra sipas dispozitave normative për stacionet e plazhit, por për shkak të situatës ministria e turizmit ka përgatitur një draft rregullore në bashkëpunim me OBT ku mendohet që kjo distancë të shkojë në 4 metra dhe numri i çadrave që ju shikoni pas meje, gati do të përgjysmohet. Nuk është vetëm ky ndryshim. Brezi i parë i çadrave në distancë me detin që më parë ka qenë 7. 5 metra do të shkojë në 10 metra.

“Ajo që mbetet pikëpyetje e madhe është kush do të jetë qasja jonë në det? Nuk mund ta thonë ekspertet e turizmit por duhet ta thonë ekspertët e shëndetësisë“

E sigurt është që vendgrumbullimet masive do të shmangen për këtë ministria e turizmit parashikon që nuk do të ketë hapësira rekreative në plazh.

Ndërsa festa e të rinjve buzë detit, evente të ndryshme, festivale shkuma party si këto që po shikoni nuk do të jenë të lejuara deri në lehtësimin e situatës.

“Southoutdoor është anuluar për këtë vit. Edhe eventet e tjera. Anullimi është le të themi në format e pezullimit. Kjo është një histori që nuk po ndodh vetëm në Shqipëri por gjithandej. Në këto kushte kur komunikimet ndërshtetërore janë ndërprerë, rekomandimet e OBT janë te turizmi domestik, që përqendrohet te turizmi vendas.