Distancim nga keqpërdorimi i logos – UKA-KOMERC Saraj, Shkup

Advertisment

K O M U N I K A T Ë

Distancim nga keqpërdorimi i logos – UKA-KOMERC Saraj, Shkup

Reklame

UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, fuqishëm distancohet nga përdorimi i kundërligjshëm i logos dhe markës tregtare, shenjës së prejardhjes dhe shenjës gjeografike të UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, në produkte të cilat po distribuohen në tregun e Republikës së Kosovës, në emër të kompanisë sonë, pa marrë paraprakisht autorizimin tonë.

Kemi mësuar se persona të caktuar, që nuk janë të organizuar në një subjekt juridik, pa dijeninë dhe autorizimin, e nga ana tjetër, në emër të UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, po distribuon produkte, duke përdorur në mënyrë të kundërligjshme logon, markën tregtare, shenjën e prejardhjes dhe shenjën gjeografike të UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut në tregun e Republikës së Kosovës.

UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, rikujton konsumatorët dhe publikun e gjerë se nga viti 2000 deri në vitin 2017, ka eksportuar produktet e veta në tregun e Republikës së Kosovës. Që nga viti 2017, produktet e UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, nuk distribuohen në territorin e Republikës së Kosovës.

Të drejtat e prodhimit dhe distribuimit të produkteve të UKA KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe përdorimin e logos, markës tregtare, dizajnit industrial dhe të gjitha përmbajtjeve për plasmanin e produkteve tona, i takojnë vetëm e vetëm UKA KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Përmbajtjet janë të mbrojtura me ligjet që janë në fuqi, e që kanë të bëjnë me pronësinë industriale. Ato nuk guxon të keqpërdoren, riprodhohen, distribuohen, modifikohen, të komunikohen publikisht, të dorëzohen, apo të transformohen.

Për arsyet e përmendura më lart, ju informojmë dhe distancohemi nga çdo produkt që për momentin distribuohet në Republikën e Kosovës, e që mban logon, markën tregtare, shenjën e prejardhjes dhe shenjën gjeografike të UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe ju këshillojmë që mos blini produkte të tilla, sepse ato nuk janë produkte të autorizuara nga kompania jonë.

UKA-KOMERC SHPKNJP Saraj, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në dispozicionin tuaj për informacione plotësuese në lidhje me këtë çështje.