Dita botërore e astmës

Astma është një sëmundje kronike e karakterizuar me sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrjes të cilat ndryshojnë nga personi në person, si në ashpërsi edhe në frekuencë. Tek pacientët simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë dhe për disa njerëz ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës.

Në ditën botërore të Astmës një zonjë e cila nuk preferon identifikimin tregon se si ka kaluar 22 vite me këtë sëmundje. Sëmundje kjo e karakterizuar me spazma bronkiale apo probleme në frymëmarrjes të cilat ndryshojnë në frekuencë nga një person tek tjetri.

Reklame

‘Nga ajo që kalova në bronkoplomoni dhe me uj në mushkëri kalova në astëm, tani më për 22 vite përdor dy pompa si dhe medikamentet. Është shumë e vështirë sepse luftoj me shëndetin, kur e përdor pompën qetësohem por ajo ndikon shumë sepse jep efekte ansore. Zakonisjt mua më ndikon shumë ambienti kur është frohtë apo kur djersitem atëhere bllokohem, madje tani kam probleme edhe në zemër’.

Simptomat e kësaj sëmundje zakonisht janë: tështima, kollë, dhimbje gjoksi dhe vështirësi në frymëmarje. Ndryshe astma shkaktohet nga faktorët gjenetik dhe mjedisor ku këta faktor ndikojnë në ashpërsinë e astmës dhe mënyrës se si i marim medikamentet, andaj dhe duhet të bëhet kujdesi maksimal. /tetova1/