Dita e dytë e karantinës 85-orëshe në Maqedoni

Advertisment

Qytetarët po kalojnë ditën e dytë të karantinës 85-orëshe gjatë festave të Pashkëve, si një nga masat shtrënguese kundër përhapjes së coronavirusit, ndërsa numri i të infektuarve në vend ka arritur në 1.117, nga të cilat 139 janë shëruar.

Vendi, sipas autoriteteve, po hyn në fazën më kritike të epidemisë, ku pritet të rritet numri i pacientëve të diagnostikuar rishtazi, por sistemi shëndetësor nuk duhet të lejohet që të ngarkohet më tej dhe të japë një shans për dy javë nga tani, për shkak të grupimeve të pacientëve të rinj.

Reklame

Ndalimi dhe regjimi special në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriut do të zgjasë deri më 21 prill 2020 (e martë) deri në orën 05:00, ndërsa Qeveria ka udhëzuar Ministrinë e Brendshme të intensifikojë kontrollet mbi objektet fetare gjatë festës së ardhshme.

Nga dita e djeshme prej orës 16:00 deri në orën 05:00 të martën, 21 prill, është ndaluar lëvizja dhe grupimi në të gjitha parqet, vendet për piknikë, zonat rekreative në parqet dhe pyjet nacionale, si dhe nëpër shtëpiza./GazetaExpress/