Dita e parë e orës më të gjatë policore, rrugët janë të shkreta

Advertisment

Qytet i boshatisur. Rrugë boshe, trotuare boshe. Zhvillohet karantina 85-orëshe. Për fundjavën e zgjatur festive banorët e Shkupit do të qëndrojnë në shtëpi.

“Ora policore në vend do të zgjasë deri të martën në orën pesë të mëngjesit. Këtë fundjavë, Maqedonia është nën çelës. Kemi vërejtur makina që lëvizin nëpër rrugët e kryeqytetit me leje të posaçme nga Ministria e Brendshme, shofer taksie dhe shpërndarës të ushqimit”.

Reklame

Policia përmes pikave të kontrollit nëpër qytet, i kontrolloi qytetarët që lëviznin. Ndaloheshin ata me makina, por edhe ata që ecnin në këmbë. Të gjithë kishin leje që të lëviznin në orë policore.

Ne filmuam disa persona para spitalit “Shën Klimenti i Ohrit”, përballë Kuvendit. Pacientët prisnin që të hynin, ndërsa policia mbante rend, për të mbajtur distancën e kërkuar.

Kishte njerëz edhe para farmacive të cilat punojnë 24 orë.

Paralelisht me orën policore, vijon rindërtimi i bulevardeve të Shkupit.

Kjo është fundjava e dytë me radhë, që ka ndalim të plotë të lëvizjes për shkak të epidemisë së virusit korona.