Dita e parë e Ramazanit në kohën e coronavirusit: Pamje me dron që tregojnë Mekën plotësisht të zbrazët (VIDEO)

Advertisment

Janë disa pamje që tregojnë vendin më të shenjtë të Islamit, pamje që nuk i keni parë kurrë më parë.

Sipas Euronews, Xhamia e Madhe në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, zakonisht do të mbushej me njerëz ditën e parë të Ramazanit.

Reklame

Por me vendin në bllokim të rreptë për shkak të coronavirusit, kjo hapësirë tanimë është e zbrazët.

Gjithashtu, miliona myslimanë në mbarë botën shënuan fillimin e Muajit të Ramazanit të premten nën kufizime të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Shumë nga praktikat tradicionale të Ramazanit, përfshirë adhurimin në xhami duhej të ndaleshin për shkak të coronavirusit.