Ditët në vijim do të jetë shumë ftohtë, temperatura do të ulet deri -16

Ditëve në vijim moti do të jetë shumë i ftohtë dhe me erë me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veri-perëndimor.

Temperaturat e mëngjesit në disa vende do të zbresin rreth -10, ndërsa ato ditore do të jenë rreth zero gradë.

Reklame

Siç informon DPHM, për shkak të temperaturave të ulëta pritet paraqitja e ngricës. Kohë pas kohe do të ketë rritje të vranësirave me kushte për borë të dobët, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe në pjesët veriore të vendit.

Nesër, temperatura më e ulët do të jetë -12, ndërsa ajo maksimale ditore katër gradë.
Në Tetovë temperatura do të lëvizë prej -10 deri në 1 gradë.

Të martën pritet temperatura më e ulët, me çrrastë ajo e mëngjesit do të ulet në -16 gradë.