Djali i Aleksandar Vuçiç infektohet me koronavirus

Djali i Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç është prekur nga koronavirusi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentit i Serbisë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ndër të tjera Vuçiç shkruan se djali i tij i madh, Danilo është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.

“Kur filloi gjithçka, Danilo im më tha se dorëzimi nuk ishte një mundësi. Biri im është infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Bir, do fitosh. Babi të do, të gjithë të duam!”, ka shkruar Vuçiç.

Ende nuk ka të dhëna nëse presidenti serb është testuar për koronavirusin pasi djali i tij është konfirmuar si i infektuar. /Opinion.al