Djali i Amdi Bajramit: Babai im vdiq nga sulmi në tru dhe jo nga KOVID 19

Advertisment

Djali i Amdi Bajramit, Gabriel ka theksuar se babai i tij ka vdekur nga sulmi në tru dhe jo nga koronavirusi, shkruan Fokus, përcjell SHENJA.

“Ditën para se të ndërrojë jetë ishte gjithçka në rregull, nuk mund të supozohej se çfarë do të nga gjej. Por, dje, rreth orës 11, nëna ime ka dashur ta zgjoj, ndërsa ka vërejtur se buzët i ka të mavijosur, ndërsa ai është në gjendje të palëvizshme. Kemi thirrur Ndihmën e shpejtë, erdhën dhe shkuam drejt në klinikën e Zhan Mitrevit.

Reklame

Rrugës ai ishte i vetëdijshëm. Kur arritëm pritëm rreth 10 minuta para derës së emergjencës, atëherë babai im ndërroi jetë, para hyrjes. Brenda e futën të vdekur, ndërsa në pritëm rreth një orë ose dy. Atë që e dimë është se ai ka vdekur nga sulmi në tru, dhe jo nga koronavirusi. Na e dhanë trupin dhe ne u kthyem në shtëpi për t’i respektuar traditat tona”, ka treguar Gabriel për Fokus.