Nëna përlotet në studio për djalin e humbur, telefonuesja e surprizon live (Foto)

Advertisment

Pas denoncimit që nëna e tij Ludmilla Basha bëri live në studio u arrit të mësohej se i riu me probleme të shëndetit mendor ndodhej i shtruar në Spitalin Psikiatrik prej disa ditësh. Një nga infermierët e këtij spitali telefonon live gjatë transmetimit, duke treguar se Ervin Basha ishte dorëzuar nga uniformat blu të premten e kaluar, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. 42- vjecari ishte larguar nga banesa para katër ditëve dhe për herë të fundit u pa në stacionin e autobuzëve pranë zonës së 9-katsheve. Pas kësaj telefonatë, nëna sëbashku më stafin e programit u nisen drejt spitalit për ta konfirmuar lajmin e gjetjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nënë e bir u takuan edhe pse Ervini ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.

‘Po, po ishte Ervini im… Ju falenderoj shumë që e gjeta djalin. Ai është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.Një nga infermierët më tha se në spital e kishte sjell policia. Denoncimin e kam bërë në rajonin nr. 1. Si përfundoi djali im aty, nuk e di’,- u shpreh me shumë emocione nëna nga ambientet e spitalit

Reklame

I riu ishte zhdukur më datë 8 tetor të këtij viti, ndërsa kohët e fundit ishte bërë tejet agresiv. Frika se dicka e keqe mund të kishte ndodhur me fatin e të birit solli nënën në studion e PA Gjurmë, e cila rrëfeu se i biri kishte refuzuar të merrte edhe ilacet. Familjarët iu drejtuan Report TV, për të kërkuar ndihmë, ndërsa nëna në studio tregon peripecitë e vazhdueshme me të birin, që edhe pse me këmbëngulje ka kërkuar të mbahet në spital, mjekët kanë refuzuar./shqiptarja