Djaloshi nga Tetova shpresë e basketbollit në Zvicër, rrugës për në NBA

128

Ibraim Zili,nga fshati Odër i Pollogut të Maqedonisë së Veriut, së bashku me shumë bashkëfshatarë të tij për shkak të mos perspektivës dhe gjendjes së rëndë politiko -ekonomike u detyrua që më 16 qershor të vitit 1989 të emigronte në Zvicër. Meqenëse, Zili ishte i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, as që kishte parashtruar kërkesë për strehim.

Ai, mendonte që të bëjë punë të përkohshme stinore dhe me paratë e fituara të kthehet në Odërin e tij të dashur, për të rimëkëmbur sadopak ekonominë familjare.

Planet e Zilit,ndërrojnë tërësisht me agresionin e hapur të sllavo-maqedonasve ndaj shqiptarëve autokton të Maqedonisë së Veriut.
Ibraimi si profesionist i vërtetë i fushës së gastronomisë edhe pse ende pa status të definuar merr oferta të shumta pune nga Hotele dhe Restorante të njohura të kantonit Vaud të Zvicrës. Do të jetë ish- presidentja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të këtij vendi, zonja, Micheline Calmy – Rey, që do ta vlerësojë lartë punën prej gastronomi të kualifikuar të Zilit.

Ajo, rastin e tij do ta paraqesë si tejet interesant dhe të veçuar edhe në Mediet zvicerane, qofshin ato vizive apo të shkruara .
Natyrisht,që edhe rekomandimet e udhëheqësve të hoteleve dhe restoraneve në favor të Ibraim Zilit do ta bëjnë efektin e vet.
Kështu që në verën e vitit 2007, Zyra Federale për të Huaj në Bernë, merr vendim që Zilit dhe familjes së tij t’i njihet qëndrimi në Zvicër.

Ibraim Zili, pa qenë as edhe një ditë të vetme barrë e arkës së shtetit, tani me qëndrim të zyrtarizuar merr angazhime shtesë.
Ai,fillon detyrën prej mësimdhënësi në Institutin hotelier me famë botërore “Ecole hoteliere de Lausanne” më çfarë arsyeton plotësisht përkrahjen e miqve zviceranë ndaj tij.