Dje janë vaksinuar 6521 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 369.661 doza të vaksinave, ndërsa 125.829 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 6.521 qytetarë.
Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.067 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 438.879 qytetarë.

Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

 

Sipas të dhënave të fundit, 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.