Djemte e kombetares, pasqyre e djemeve dhe burrave shqiptare

Advertisment

Zana Avdiu

Ne shoqnine tone, djemte rriten me idene se ata jane me te miret, me te zotet dhe te vetemjaftueshem. Ata nuk dine me dashte, me sakrifiku, e me punu per dike tjeter, pervec vetes se tyne.

Reklame

Ata nuk mesohen ta duan familjen dhe te tjeret, ti ndihmojne te tjeret, te sakrifikojne per dike a dicka. Ata e duan vetem veten, duan te jene ne qender te vemendjes e qe te tjeret te iu nenshtrohen.

Njejte edhe djemte e kombetares. Ata nuk dine me dashte vendin/shtetin e tyne. Ata nuk dine me punu per te, nuk dine me sakrifiku dicka per te. Ata nuk dine te duan. Ata e duan vec veten dhe nga ckado qe nuk perfitojne ata personalisht, nuk i kushtojne pike rendesie, nuk merren me te. Ata edhe kur luajne per Kosoven e bejne kot, pa u mundu, sillen sikur kane ushtrime. E ne nje moment, edhe e lajne krejt. Si sot!

Nje shtet i tane i ndjek e ben mas tyne, ata tallen me ta. Ata Kosoven e “duan” vec nese perfitojne dicka prej saj.

Kjo eshte figura e burrave dhe djemeve shqiptare (perjashtim i nje numri shume te vogel). Nuk iu bahet vone per kerkon dhe kurgjo, pervec vetes se tyne!