“Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”/ Rama foto me vetveten (FOTO)

Si rrallë herë kryeministri Edi Rama ka postuar një foto ndryshe në rrjetet sociale.

Një foto reflektim i vetvetes dhe bardhezi.

“Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”, shkruan kryeministri në foton, ku mesa duket ai i përgjigjet vetes së tij.

Kryeministri në mënyrë të përsëritur këto kohë ka kërkuar fuqimisht mandatin e tretë, në mënyrë që siç thotë ai, punët e mira të nisura mos të mbetën përgjysmë.