Do ketë rritje të rrogës për të gjithë ata që punojnë në ndërtimtari në Gjermani

Advertisment

Sindikatat dhe punëdhënësit në industrinë e ndërtimit në Gjermani kanë rënë dakord për një pagë të re minimale në orë për punëtorët e ndërtimit,

e cila do të jetë 12.55 euro për ndihmësit dhe 15.40 euro për punëtorët e aftë, njoftoi të enjten sindikata e ndërtimit IG BAU.

Reklame

Tani punëdhënësit duhet të heqin pengesat e fundit për ngritjen e pragut më të ulët për pagën minimale në orë në sektorin e ndërtimit, tha Robert Jagger, presidenti i sindikatës së ndërtimit IG BAU, pasi sindikatat ranë dakord zyrtarisht për një marrëveshje të arritur me punëdhënësit në dhjetor.

Rritja e pagave në orë për punëtorët e ndërtimit ka të bëjë me shtetet federale që dikur i përkisnin Gjermanisë Perëndimore.